Emisioni investigativ ?BOOM? në RTV Ora News denoncoi mbrëmjen e sotme masakrën mjedisore që po i shkaktohet lumit të Erzenit nga një firmë riciklimi. Firma ndodhet në afërsi të urës së Beshirit, në njësinë administrative Vaqarr. Lumi Erzen që kalon në këtë zonë është mbushur i tëri me mbeturina, madje banorët thotë se shpesh këto mbeturina digjen duke helmuar zonën me tym.
BOOM udhëtoi në Njësinë Administrative Vaqarr pranë urës së Beshirit ku kalon poshtë saj lumi Erzen, 109 km i gjatë dhe me derdhje në detin Adriatik. Grupi i xhirimit u pozicionua pranë këtij lumi për të parë masakrën që po i bëhet nga hedhja e mbeturinave në të dy krahët e bregut të tij.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-firma-fantazme-e-riciklimit-qe-po-mbyt-me-mbeturina-erzenin-ne-vaqarr
Be the first to comment