?Gjoka Konstruksion? shpallet kompania fituese për ?Rrugën e Arbrit?. ?Nga shqyrtimi i dokumentacionit të paraqitur në sistem nga operatori ekonomik shoqëria ?Gjoka Konstruksion?, rezultoi se ajo kishte paraqitur dokumentacionin teknik, financiar dhe ligjor në përputhje me kërkesat e dokumenteve të procedurës konkuruese dhe komisioni vendosi ta kualifikojë ofertën për fazën e vlerësimit ?Gjatë fazës së vlerësimit, kjo ofertë u shpall fituese pasi u trajtuan elementët e propozimit teknik për ndërtimin e rrugës dhe mirëmbajtjes; ndikimin mjedisor; ndikimin social; afatin e përfundimit të punimeve dhe ofertën financiare. ? thuhet në njoftimin për median të bërë publik sot paradite nga Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë. Pas shpalljes se kompanisë fituese të garës, autoritetet shtetërore do të angazhohen për negocimin e kontratës koncesionare, firmosja e të cilës i hap rrugën përgatitjes së fillimit të punimeve në terren.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/gjoka-konstruksion-do-te-ndertoje-rrugen-e-arbrit/
Be the first to comment