Çudirat në institucionet shqiptare nuk kanë të mbaruar! Një e tillë është edhe me Hipotekën e Kuçovës. Në redaksionë e emisionit BOOM ka mbërritur shqetësimi i Klodiana Kalivaçit e cila banon në qytetin e Kuçovës. Ajo i është drejtuar zyrës së Hipotekës për të marrë një çertifikatë të shtëpisë, por pasi e merr vë re që adresa e shtëpisë ishte në Rrëshen. Ajo tregon se i është drejtuar përsëri Hipotekës, por ata i kanë thënë se është një gabim i sistemit dhe i kanë siguruar se nuk ka asnjë problem. Klodiana Kalivaçi tregon se kur ka çuar çertifikatën në bankë, për të marrë kredi, banka nuk ia ka pranuar. ZRVPP Kuçovë nuk mund të bënte korrigjimin, dhe për këtë iu drejtuam Hipotekës në Tiranë, ku pas kërkesës të bërë nga BOOM na u dha përgjigjja se korrigjimi do të bëhet pa pagesë. Klodiana Kalivçi: Në mars i jam drejtuar kësaj zyre për të nxjerrë një çertifikatë për shtëpinë. Pas një muaji vonese, marr çertifikatën dhe adresa ime ishte gabim, rrethi Mirditë dhe qyteti Rrëshen. Pasi e shikoj këtë gabim i drejtohem zyrës së Hipotekës dhe i them që si ka mundësi që në çertifikatën time ndodhet Rrësheni dhe Mirdita, ku shtëpia ime ndodhet në Kuçovë. Më thonë që këtë gabim e ka bërë sistemi, por megjithatë kudo që ta çosh këtë çertifikatë nuk përbën problem. Si përfundim çertifikatën e çova në bankë se aty më duhej. Direkt punonjëset e bankës më thonë që kjo çertifiaktë nuk mund të merret parasysh sepse adresa është gabim. I kthehem përsëri zyrave të Hipotekës dhe i them që këtë çertifikatë që më dhatë ju ma kthyen mbrapsht, sepse është gabim. Këto gjëra i ka bërë sistemi, neve skemi çfarë të bëjmë kështu që duhet të paguash për të nxjerrë një çertifikatë tjetër. Unë nuk dua të paguaj, sepse kam paguar dhe dua që çertifikata të më dalë në rregull. Më thanë që do ta nisim në Tiranë dhe që prej asaj dite në fillim të prillit unë nuk kam marrë asnjë përgjigje, qoftë edhe nga Tirana. Por më duket se kjo letra ime mbeti në sirtarët e Hipotekës së Kuçovës pasi unë kur kam vajtur përpara 2-3 ditësh e tërhoqa menjëherë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/cudira-shqiptare-me-shtepi-ne-kucove-hipoteka-ia-ben-adresen-rreshen/