Një deklaratë e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama ku përmendi faktin se listat e zgjedhësve janë mbushur me këngëtarë dhe që në agjensinë e burimeve natyrore punojnë këngëtarë të dështuar shkaktuar shumë replika dhe reagime. ?Kemi gjetur këngëtarë edhe në agjensinë e burimeve natyrore, natyrisht këngëtarë të dështuar,?-është shprehur Rama. Kjo deklaratë ka çuar në reagimin e këngëtarit të njohur Klajdi Musabelliu. Pas disa ditësh replika në rrjetet sociale, i ftuar në emisionin ?Ditë e Re? këngëtari është shprehur se ka mbaruar shkollën për ?Gazetari? dhe nuk e di se çfarë shkaktoi reagimin e z.Rama. ?Konkretisht nuk e di se çfarë zotëria në fjalë kishte me mua, që më përmendi, që më minoi.? Dhe kjo për të nuk ishte një reklamë, pasi kryeministri sipas tij nuk u mjaftua vetëm që i hoqi bukën nga goja por edhe e kryqëzoi përpara qytetit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/showbiz/klajdi-vijon-repliken-e-rames-me-hoqe-buken-nga-goja-doje-te-me-kryqezoje-para-qytetit/