Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 5/3/2018
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy ditë pas urdhrit të Kryeministrit Rama për pajisjen e qytetarëve me 24 dokumenta në sportelet e institucioneve ku ato kërkohen, emisioni ?BOOM? sjell fakte të dështimit të zbatimit të tij në disa institucione, pasi sistemi nuk funksion. Zyrat e gjendjes civile nuk lëshojnë më certifikata, por në vendet ku ato kërkohen si dokument është e pamundur të printohen nga portali e-Albania sipas urdhërit të shefit të qeverisë për shkaqe teknike, pasi mungojnë kompjuterat dhe interneti. Kështu ndodh dhe me kartën e shëndetit apo vërtetimin e pensionit.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë më datë 2.10.2017 ka nxjerrë urdhrin me numër 101 / 1 ?Për lehtësimin e kërkesave dokumentare të shërbimeve të ofruara ndaj biznesit dhe qytetarëve nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe institucionet në varësi të saj?. Në këtë urdhër është përcaktuar lista me 13 dokumenta të cilat nuk do t`ju kërkohen më qytetarëve në institucione.
Përveç këtyre dokumentave, janë dhe 11 dokumenta të tjera, pasi gjithësej janë 24 dokumenta që nuk do kërkohen më.
Mes tyre dhe karta e shëndetit, vërtetim pensioni etj. Nëse një person shkon të bëjë një vizitë te mjeku, nuk duhet t`ja kërkoj mjeku fare kartën e shëndetit, por duhet ta shoh në sistem për qytetarin, ta printoj që aty nëse i duhet karta e shëndetit të qytetarit.
Nga njëra anë kjo e lehtëson qytetarin pasi nuk i merr kohë, por edhe redukton shpenzimet, si për qytetarin ashtu edhe për shtetin.

Rama: Dua ta përsëris thirrjen time për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, që të refuzojnë çdo kërkesë të çdo zyre për certifikatë në letër. Certifikatat familjare, certifikatat personale janë në sistem dhe nga sistemi zyrat e shërbimeve të shtetit duhet t?i nxjerrin pa asnjë qindarkë, në kohë reale, për t?ju dhënë qytetarëve shërbim.Vërtetimet e pensionit, po ashtu. Pensionistët nuk kanë më asnjë arsye të bëjnë as dhe një metër rrugë dhe të humbasin as dhe një sekondë në radhë për të marrë vërtetim pensioni. Karta e shëndetit, po njësoj; Të gjitha këto, sot që flasin, nuk ekzistojnë më për qytetarët, nuk ekzistojnë më për kompanitë. I takon zyrës së shtetit, nëpunësit përkatës që t?i sigurojë ato, për llogari të qytetarit, përmes kompjuterit. Dhe nuk duhet të lëvizi njeriu nga sporteli nëse s`ja bën. Të rri atje dhe të kërkoj t`i bëhet dhe ta denoncoj nëse nëpunësi nuk ja jep.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bllofi-i-certifikatave-boom-urdhri-i-qeverise-shton-me-tej-burokracite/

Category

📺
TV

Recommended