Deputeti i PD, Luçiano Boçi tha se qëndrimet e opozitës në raport me parlamentin do të varen nga qëndrimi që do të mbajë Gramoz Ruçi. Në studion e lajmeve të Ora News, Boçi paralajmëroi se raporti me të nuk do të ketë nuance zbutëse. Boçi: Pjesa me debatin me zotin Ruçi është instikt politik që lind nga një rrethanë shumë e thjeshtë. Qëndrimi ynë ndaj tij nuk besoj se do ketë nuance zbutëse dhe tendenca e agravimit të debatit varet nga qëndrimet që shpreh dhe shfaq Ruçi janë ato qëndrime që ne kemi paralajmëruar. Ato qëndrime që shprehin arrogancën dhe revanshin e tij. Më vjen keq që zoti Ruçi kërkon të mbyllë karrierën e tij politike në një revansh të tillë politik. Deputeti demokrat tha gjithashtu se veprimi i Gramoz Ruçit sot duke përjashtuar kreun e PD ishte një veprim arbitrar. Boçi: Situata e sotme ishte absurd, ajo përplasje që u krijua që u shoqërua me penalizimin e kreut të opozitë ishte një forme e shfaqejs së arbitraitetit të drejtimit të seancës nga një person siç është Gramoz Ruçi, i kontestuar nga PD pikërisht për këto cilësi që shfaqi sot. Kemi theksuar qëndrimet tona se gardiani i telave me gjemba nuk mund të jetë gardian i fjalës së lirë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ngujimi-i-pd-boci-agravimi-i-debatit-varet-nga-qendrimi-i-rucit/
Be the first to comment