Ora News - Parlament, Mediu: Fjalimi i Ramës elektoral, prishi marrëveshjen e 18 majit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, gjatë një interviste për Ora News, renditi disa faktorë, sipas të cilit Rama po shkatërron vendin.
Ai e konsideron elektoral fjalimin e Ramës në Parlament për programin e qeverisë. Mediu flet edhe për sigurinë kombëtare dhe partnerët strategjikë që vendi ynë duhet të ketë në Ballkan. Ai sqaron edhe idenë e krijimit të grupit parlamentar republikan në Parlament, ndërsa thotë se Rama shkeli marrëveshjen e 18 majit për zgjedhjet. Kreu i PR-së kërkon që të mos ketë rrjedhje votash nga deputetët e opozitës.
Mediu: Një pjesë u bënë pre e parave të drogës. Këta qytetarë kanë nevojë për përfaqësim dhe janë shumë më tepër se numrat e opozitës në sallë. Zt.Rama u hoq të drejtën e votës qytetarëve shqiptarë. I përzuri duke mos i lënë të krijojnë një të ardhme në Shqipëri dhe u vendosi një strukturë kriminale për të kontrolluar procesin, duke u kërcënuar atyre sigurinë për jetën që janë tre elementë bazë u jepen nga Zoti dhe qeveria duhet t?i mbrojë.
Unë shikoj një sjellje hipokrite të kryeministrit. E parë, kërkon që opozita të mos thotë të vërtetën. Mendon që ndërkombëtarët të flasin për shkak të influencave të ndryshme. Pra nuk është serioz. E nisa me një thënie të Edmond Burke ?që e keqja të triumfojë duhet që njerëzit e mirë të mos flasin? dhe këtë kërkon Rama që të kontrollojë çdo gjë.
Një çështje tjetër kaq e rëndësishme është përqendrimi i pushtetit në duart e Ramës. Tenton të kontrollojë çdo gjë dhe kjo krijon jo vetëm kriza ekonomike, por edhe kriza të tjera në shoqëri. Sjellja e tij është tërësisht e papërgjegjshme edhe kur pranon faktin që opozita ka merita për kanabizimin dhe dekriminalizimin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/parlament-mediu-fjalimi-i-rames-elektoral-prishi-marreveshjen-e-18-majit/

Recommended