Denoncimi - BOOM: Punonjësi i bashkisë i merr me “dhunë” 400 m tokë qytetarit në Berat

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni BOOM trajtoi mbrëmjen e sotme një tjetër konflikt pronësie. Petraq Melëngu, banor i fshatit Bilsh të Beratit denoncoi zaptimin e 400 metrave tokë nga inxhinieri i bashkisë Berat Artur Çepani.
Melëngu është pronar i 4 mijë metrave tokë truall në këtë fshat, të cilat i ka me certifikatë pronësie nga zyra e Hipotekës.
Por Artur Çepani pretendon se matjet janë kryer gabim dhe ka spostuar kufirin ndarës, duke u futur 400 metra në pronën e Melëngut.
Ndërkohë topografi i njësisë administrative të Velavishtit i jep të drejtë zotit Mëlëngu, duke deklaruar se matjet janë bërë në bazë të hartës së dalë nga zyra e regjistrimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/boom-punonjesi-i-merr-me-dhune-400-m-toke-qytetarit-ne-berat/

Recommended