Emergjenca nga zjarret, vatra të reja në Lezhë dhe Dibër - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Temperaturat e larta vazhdojnë të shkaktojnë zjarre në zona të ndryshme të vendit. Këto janë pamjet e vatrave te zjarrit në Qarkun e Lezhës. Për shuarjen e flakëve, përveç forcave civile të Laçit, ishte e nevojshme edhe ndërhyrja e 60 trupave ushtarake. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe pisha. Edhe ne Qarkun e Dibrës, është djegur një sipërfaqe prej 2 hektarësh me shkurre e pisha. Forcat zjarrfikëse e kanë patur shumë të vështirë ndërhyrjen, për shkak të terrenit të thyer malor. Ata janë detyruar të përdorin edhe mjete rrethanore. Situata është e vështire edhe ne disa zona të tjera te vendit, ku vatrat e zjarrit riaktivizohen pasi ndihmohen edhe nga temperaturat e larta, si dhe nga era. Per ketë gjendje te rende, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile u kërkon të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e telefonit 112 ose 129, pasi ndërhyrja ne kohe reale, do te minimizonte përhapjen e flakëve.

Recommended