Zjarret përpijnë masivet pyjore në Lezhë, Klos dhe Durrës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përshirë malin e Balgjajt në bashkinë e Klosi. Flakët janë aktivizuar prej ditës së hënë dhe vazhdojnë të përhapen me shpejtësi. DRITAN KURTIGAZETAR VIZION PLUS Me gjithë ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës të bashkisë kol dhe atij të matit shuarja e flakëve është e pamundur për shkak të erës që fryn në këtë zonë. Deri më tani janë shkrumbuar nga flakët rreth 15 hektarë ,e pishë e shkurre. Në pamundësi për të ndërhyrë si rrjedhojë e terrenit të vështirë, autoritetet kanë kërkuar ndihmë nga ajri, me qëllim vënien nën kontroll të flakëve. Një vatër e re zjarri është aktivizuar gjatë mesditës së kësaj të marte edhe në Manati të Lezhës. Pavarësisht ndërhyrjes së reparteve zjarrfikëse, flakët të ndihmuara nga era vazhdojnë të përhapen me shpejtësi. Ndërkohë në Durrës si rrjedhojë e zjarrit të rënë gjatë mesnatës në zonën e Kallmit u dogjën rreth 100 hektarë me pishë e shkurre. Zjarret dyshohet të jenë të qëllimshëm.
Recommended