3 viktima dhe 164 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria konfirmoi këtë të shtunë 164 raste të reja me koronavirus. Të infektuarit u zbuluan mes 827 personave që ishin të dyshuar dhe që u testuan. Numri total i të prekurve nga sëmundja në vendin tonë ka shkuar kështu në 175.021. Në orët e fundit humbën jetën edhe tre pacientë të tjerë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 330. Ministria e Shëndetësisë raportoi edhe për 51 qytetarë që kanë mposhtur virusin. Në spitalet COVID janë shtruar 188 pacientë, 21 prej tyre në terapi intensive dhe shtatë të intubuar.