Report TV - Hetimi i pasurive, dosjet e krerëve të drejtësisë në duart e ONM

  • 7 years ago
Pavarësisht bllokimit të opozitës shqiptare të ngritjes së institucioneve të Vetingut, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar po punojnë me intensitet për përmbushjen e detyrimeve të parashikuara në ligjin për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Shqiptarja.com ka mësuar se ILDKP, aktualisht, po vijon me skanimin dhe kontrollin paraprak të deklaratave të pasurisë së krerëve të drejtësisë, edhe për llogari të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Ekipi i vëzhguesve afatgjatë i ONM, i përbërë i përbërë nga prokurorë dhe gjyqtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, do të marrin në dorë dosjet e pasurive të njerëzve më të lartë të drejtësisë. Konkretisht, ILDKP ka kaluar në skaner deklaratën e plotë të pasurisë së Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili bëri një betejë epike për të sekuestruar serverin me deklarata e pasurive.