Llalla, Basha, Kajmaku e çështja Meta,Dvorani, dosjet e para dhe zyrtarët që kalojnë në duart e SPAK

  • 4 years ago
Ditën e hënë do të finalizohet ngritja e Prokurorisë së Posaçme, e projektuar për të luftuar krimin dhe korrupsionin në të gjitha nivelet, por sidomos në radhët pushtetarëve dhe ish-pushtetarëve që nga vitet ?90. Anëtarët e parë të Prokurorisë së Posaçme janë: Altin Dumani, Arben Kraja, Behar Dibra, Edvin Kondilli, Elida Celami (Kaçkini), Ened Nakuçi, Enkeleda Millonai dhe Klodian Braho. Kompetencat e Prokurorisë së Posaçme ndahen në tre degë.

Dega e parë përfshin çdo vepër penale e kryer nga Presidenti dhe ish-presidentët, nga kryetari i Kuvendit dhe ish-kryetarët e Kuvendit, nga kryeministri dhe ish-kryeministrat, nga ministrat dhe ish-ministrat, nga gjyqtarët dhe ish-gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, nga kryeprokurori dhe ish-kryeprokurorët, nga deputetët dhe ish-deputetët, nga kryebashkiakët dhe ish-kryebashkiakët, nga zëvendësministrat dhe zëvendësministrat, nga anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, nga drejtuesit e institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj.