Report TV - Qeveria miraton paketën Anti-KÇK, Gjonaj: Konfiskim pasurive të kriminelëve

  • 4 years ago
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se me paketën Anti KÇK ndryshon ligji anti-mafie, ligji i Policisë së Shtetit, administrimi i pasurive të sekuestruara, Kodi Penal si dhe statusi i gjyqtarëve dhe prokurorëve.Subjekt të Anti-KÇK-së tha ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, janë të gjithë ata që i kanë transferuar pasuritë tek palë të treta. Ajo paralajmëroi se këto transaksione do të anulohen, dhe do të konsiderohen të pavlefshme. Të gjithë ata që kanë menduar t'i shpëtojnë ligjit tha ministrja, do të japin llogari "një më një dhe të justifikojnë çdo qindarkë".