Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Analisti dhe politologu Afrim Krasniqi tha se partitë politike nuk janë distancuar nga kandidatët e tyrë, të cilëve KQZ vendosi ti heqë mandatin në zbatim të ligjit të dekriminalizmit.
Në studion e lajmeve të Ora News, Krasniqi tha se zbatimi i ligjit të dekriminalizimit nuk do të ketë pritshmërinë e publikut.
Ai tha gjithashtu se dekriminalizimi nuk do të jetë pika kryesore e zgjedhjeve të qershorit, pasi fokusi kryesor do të jetë financimi elektoral, për atë që quhet standard i zgjedhjeve
Krasniqi: Pavarësisht se kjo është një nisme personale do të duhet të kishte një vullnet të qartë politik të palëve, jo duke adresuar aktakuzës nominale të individit, por duke mbajtur qëndrim politik. Unë këmbëngul, nuk kam parë këto ditë asnjë deklaratë nga partia kryesore në mazhorancë, apo nga partia kryesore e opozitës apo nga partia e tretë që distancohen publikisht nga kandidati i përjashtuar nga politika dhe që premtonte përjashtimin, largimin e këtyre individëve nga partia politike siç është përcaktuar në rregullat statutore. Edhe në këtë rast, nëse kryetari i bashkisë është shkarkuar nga funksioni nga Këshilli i Ministrave, do të duhet që partia përkatëse politike të kryejë aktin publik, distancimin dhe ofrimin të një modeli të ri politik, gjë që nuk ka ndodhur deri tani.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dekriminalizimi-krasniqi-partite-sjane-distancuar-nga-kandidatet-e-perjashtuar/
Comments