Kryetari i ri i KQZ, Denar Biba, ka vlerësuan punën e paraardhëses së tij Lefterije Luzi. Edhe pse nuk e konsideron veten politikan për tu prezantuar me një program për institucionin, një objektiv e ka në kokë. Në studion e lajmeve të Ora News, Biba tha se ka synim që KQZ ta shndërrojë në një institucion sa më shkencor. Denar Biba: Besoj se është bërë një punë e mirë nga paraardhësja, por e mira asnjëherë nuk ka fund.Unë nuk jam politikan, nuk kam një program politik për të shitur i cili do të më vlerësohet pas katër vitesh nëse i kam mbajtur premtimet e mia elektorale apo jo. Në këtë pikë unë jam shërbëtor i ligjit.Vetëm kësaj ti shërbeja me përulësi dhe në mënyrë të denjë, do të bëja shumë.Është në idetë e mia për ta shndërruar Komisionin në një institucion sa më shkencor.Një institucion që përveçse menaxhimit të zgjedhjeve gjatë fushatave zgjedhore, në periudhën mes dy zgjedhjeve të organizojnë trajnime.Duam të ndërtojmë një institut ose akademi trajnimi, të japim një lloj masteri në studime zgjedhore në mënyrë që ata komisionerët nesër, pasnesër të mos pranohen pa qenë të diplomuar nga KQZ. Mund të jenë sërish militantë, por të paktën do të jenë profesionistë. Është gjysma e së keqes. Biba nuk ka kompleks për ta deklaruar veten politik.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/biba-une-njeriu-politik-por-jo-politikan-ne-krye-te-kqz-se/