Ora News –Blushi: Vangjush Dako i Durrësit bëri sekserin për Lulzim Berishën

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti Ben Blush, kryetar i Partisë Libra, tha se qeveria që pretendon se ka fituar zgjedhjet në Kolonjë dhe Dibër ka humbur në Bruksel, duke theksuar se Shqipëria nuk ka një datë për hapjen e negociatave dhe vitin tjetër kjo datë mund të përfundojë në shtigje të panjohura.
Duke u ndaluar tek rasti i Lulzim Berishës, Blushi tha se lirimi i tij u bë me ndërmjetësimin e Vangjush Dakos, fytyra e Rilindjes siç theksoi ai, duke e konsideruar sekser midis Gjykatës dhe të akuzuarit për pesë vrasje.
Blushi: Siç ishte parashikuar, BE nuk caktoi një ditë. Sot do të ishte këtu një seancë e jashtëzakonshme, por për fat të keq ishte mediokre. Askush nuk mbajti përgjegjësi dhe askush nuk kërkoi përgjegjësi. Në një vend normal do të ishte kërkuar një mocion për qeverinë.
Qeveria që pretendon se fiton në Kolonjë dhe në Dibër, ka humbur në Bruksel. Ka vënë në diskutim serioz gjithë procesin e anëtarësimit, i cili gjatë vitit të ardhshëm do të jetë edhe më i diskutueshëm jo vetëm se në Shqipëri ka zgjedhje, por do të ketë zgjedhje edhe në gjysmë të Evropës, duke e shtyrë datën në një proces të panjohur.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/blushi-qeveria-qe-fiton-ne-kolonje-dhe-diber-humb-ne-bruksel/

Recommended