Report TV - Vrasja e Patës, Ari Alinani hyn në gjykatë i plagosur

  • 7 years ago
FIER-I fashuar dhe duke çaluar, Ari Alinani i është drejtuar sallës së gjyqit në Fier ku do të mësojë masën e sigurisë që trupi gjykues do të caktojë ndaj tij. Alinani është personi që ndodhej në makinë me Nelgert Pata, në momentin kur ky i fundit u ekzekutua me breshëri kallashnikovi.

Ari Alinani nën masa të forta sigurie ka hyrë në Gjykatë ndërsa vihet re nga video e Report Tv, krahu i fashuar dhe ecja e tij duke çaluar.

Deklarata që do të bëjë sot para togave të zeza konsiderohet kyçe, pasi sipas Policisë, Ari Alinani ka dijeni mbi vrasjen e 34-vjeçarit Nelgert Pata dhe ka parë ekzekutorët.

Vetë Alinani ka deklaruar se nuk ka njohje me Patën dhe se ishte vetëm drejtues i automjetit me të cilin udhëtonin bashkë ditën e vrasjes. Por deklaratat që dha orë pas ore ishin kontradiktore.

Recommended