Arena "Feja e shqiptarëve", 03 nëntor 2016 - Ora News - Të parët për lajmin e fundit

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Shqipëria rrezikohet nëse feja do dalë nga faltorja në rrugë. Analisti, Mustafa Nano, i njohur për polemikat e tij të forta mbi këtë temë deklaroi në emisionin ?Arena? në Ora News se prania sa më pakët e feve në arenën publike i bën mirë vendit.
Nano vlerësoi islamin tradicional shqiptar, por në plan më të gjerë deklaroi se islami ka një krizë, qëndrim ky që u kundërshtua nga myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari me të cilin analisti pati një debat edhe për përkatësinë fetare të kamikazëve dhe sulmet në Paris.
Debati për autoqefalinë e kishës ortodokse vuri përballë analistin me Miron Çakon nga zyra e Katekizmit pranë Kishës Autoqefale.
Pastori protestant Ylli Doçi, deklaroi se Shqipëria ende se ka arritur harmoninë fetare, ndaj për të shmangur çdo rrezik, thotë se feja duhet parë në prizmin e kombit.
Miron Çako tha se duhen ndaluar veprimet arrogante ndaj fesë, ndërsa Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari tha se leximi dhe kuptimi i drejtë i fesë është garanci për vendin.
Feja e shqiptarit, mbetet një temë që gjithmonë ngjall debate dhe interes të veçantë, ashtu siç ndodhi edhe në studion e ?Arenës?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/emision/arena/