Report TV - Borxhet,54 prona të ARMO-s hidhen në ankand për 25 milionë dollarë

  • 8 years ago
54 prona të ARMO-s kanë përfunduar në ankand për shkak të borxheve të pashlyera ndaj një banke. Ankandi do të zhvillohet me 28 tetor dhe vlera totale e pronave llogaritet 25 milionë dollarë. Praktikisht në shitje kanë dalë të gjitha trojet e objektet e rafinerisë së Ballshit në pronësi të ARMO, duke nisur nga ndërtesat e magazinat, te zyrat, repartet, qendra shëndetësore madje dhe rrugët e Kombinatit të Thelluar të Përpunimit të Naftës. Sipas shoqërisë përmbarimore që ka organizuar ankandin, as ARMO dhe as shoqëria dorëzanëse ANIKA MERCURIA REFINERY ASSOCIATED OIL nuk kanë respektuar në asnjë rast detyrimin për shlyerjen e kredisë ndaj një banke tregtare.