3.8 milione Dollare per spitalin e ri kirurgjikal

  • 5 years ago
Në Maj të këtij viti përfundojnë punimet për spitalin e ri kirurgjikal në QSUT, një investim i qeverisë shqiptare nëpërmjet kredisë së Bankës së Këshillit të Europës. Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, që shoqëronte Kryeministrin Edi Rama në një inspektim në këtë kantier thotë se vetëm gjatë 2019, nga buxheti janë alokuar 3.8 milionë dollarë për të mobiluar spitalin kirurgjikal që do të ketë 120 shtretër, 7 salla operacioni, një laborator histologjiksi dhe aparatura mjekësore të teknologjisë së lartë.

"Planifikohet që kapaciteti për 7 sallat të jetë rreth 9 mijë ndërhyjë kirurgjikale në vit, por do të performojnë gjithashtu edhe të gjithë mikrokirurgjitë, duke organizuar këtu dhe shërbimin e urgjencës së kirurgjive që pret në ditë më shumë se 100 raste", tha ministrja Manastirliu.

Në proces ndërtimi është dhe spitali i sëmundjeve të brendshme, që parashikohet të përfundojë në 2021. Ai do të ketë 340 shtretër në dispozicion, si dhe një urgjencë. Për praktikat studentore, si pjesë e paktit universitar janë parashikuar dhe ambiente të posaçme për studentet e mjekësisë dhe infermierisë.

Recommended