Konferenca e Donatoreve ne Bruksel, 160 milione dollare ndihma per Kosoven (26 Maj 1999)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 1999

Ka përfunduar në orën 5 të pasdites së sotme këtu në Bruksel Konferenca e Donatorëve e përbërë nga 24 vendet anëtare dhe 15 institucionet ndërkobëtare ku përmendim FMN, Bankën Botërore etj, të cilët kanë vendosur pasditen e sotme ti akordojnë Shqipërisë një ndihmë prej 200 milion dollarësh.

Këto dollarë do të shkojnë në buxhetin e shtetit Shqiptar. Nga këto 40 milion kanë qenë paraprakisht të premtuar për buxhetin shqiptar dhe 160 milion dollarë do të jenë për të kaluar krizën humanitare në Kosovë dhe do të shpenzohen për infrastrukturën për të ndihmuar familjet etj.

Në konferencën për shtyp që u dha personalitetet të cilët e organizuan këtë konferencë kanë konfirmuar dhe njëherë mbështetjen e tyre që do ti japin Shqipërisë për kushtet e krijuara dhe kanë lënë një korridor të hapur që në qoftë që ka nevojë për shtesa të tjera fondesh atëhere do të bëhet një mbledhje tjetër për të marrë të tjera vendime në favor të buxhetit të shtetit./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended