Report TV - Tiranë, u vetëqëllua me armë,policia kap autorin dhe bashkëpunëtori i tij

  • 8 years ago
Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy personat të cilët mëngjesin esotëm janë përfshirë në një ngjarje aksidentale, ku njëri prej tyre vetëqëlloi me armën pa leje që mbante veten e tij.

Siç bën të ditur policia e kryeqytetit, në pranga kanë rënë R.M,17 vjeç dhe M. Xh, 17 vjeç pasi në ambientet e brendshme të një lokali në rrugën "Xhorxh Ë Bush", R.M dhe M. Xh kanë qenë të ulur në katin e tretë në një tavolinë të këtij lokali dhe për një moment R.M ka hapur çantën e tij personale, ku brenda të cilës kishte një pistoletë të llojit ?TT?, të cilën e mbante pa lejen e organeve kompetente dhe nga pakujdesia si pasojë e një shkrepje të pa vullnetshme është vetëplagosur në këmbën e majtë, pa rrezik për jetën.

Recommended