Report TV - Zjarri, vëllai i viktimës: Lajmin e mora nga TV, ngjarje shumë e rëndë

  • 8 years ago
Një nga dy viktimat në Spitalin Amerikan ishte edhe Hanife Mali 55 vjeçe nga Laçi. Vëllai i saj Shyqyri Balla tregon për Report Tv momentin si e mori lajmin tragjik që motra humbi jetën nga zjarri.

"Kjo është një ngjarje e rëndë. Nuk ka gjë më të rëndë. Të vijë tjetri e të të djeg njeriun tënd të krevat, pa asnjë arsye kjo është e rëndë.

Shteti duhet të zbardhë çështjen. E morëm vesh lajmin nga TV. Kisha motrën dhe u interesova, i rashë telefonit, por na thanë që është mirë dhe nuk ka probleme, por kur i binim telefonit nuk rezultonin.

Kam ardhur këtu me disa specialistë dhe pash në morg se ishte djegur. Ishte djegur i gjithë trupi"deklaroi ai.

Shyqyri Balla tregon edhe ditën e fundit të motrës së tij. "Sot nuk kam folur me Hanifen. Motra ime vinte çdo ditë në mëngjes.

Sot në orën 05:00 është nisur dhe pas një ore ajo ka mbërritur në spital, pasi rruga shkon një orë. Ajo vinte çdo ditë këtu për t?u trajtuar" tha vëllai i viktimës.

Recommended