Vëllai i viktimës në Korçë: E goditën me grushta, e tërhoqën zvarrë nëpër shkallë

  • 6 years ago
Dalin detaje nga vdekja e 56-vjeçarit në Korçë. Tefik Fiqi, vëllai i viktimës, Novruz Fiqi, që e gjeti të pajetë, ka folur për Report Tv dhe ka treguar versionin e plotë të ngjarjes.

Vëllai dje ka qenë i dehur. Pashë që erdhi Emiljanoja dhe po zihej me vëllain. Vëllai im, nuk është njeri që bën sherre. Ata e goditën me grushta dhe shkelma. E tërhoqën zvarrë nëpër shkallë dhe u larguan me vrap. Vëllain e gjeta të shtrirë jashtë pallatit dhe më tha që jam mirë. Në mëngjes u ktheva ta shikoja dhe e pashë të pajetë. Lajmërova policinë. Ne jetonim të dy, jam në gjendje shumë të keqe ekonomike. S?kam as drita në shtëpi.

Recommended