Ora News - Vrasja në Patos,vëllai dhe kunata e viktimës rrëfejnë momentet e dhimbshme

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zbardhet pas një viti shkaku i vdekjes së një të moshuare e cila ishte deklaruar si vdekje natyrale. Policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë zbuluar se bëhej fjalë për një krim në familje ku autor i vrasjes është bashkëshorti i viktimës. Vëllai i së ndjerës dhe kunata e saj rrëfejnë momentet e vështira.

Kunata e Vreke Velajt, 74 vjeçares që u vra nga burri në Patos, rrëfen momentet se si e kuptuan që nuk bëhej fjalë për vdekje natyrale.

"Sa hyri brënda tek dera e kuptuam, se kishte shallin në grykët. Vajtëm, do i hiqnim shallin që të takonim kunatën. "Jo jo mos e luani" na thanë motrat e këtij personit që e vrau".

Qemal Muskaj, vëllai i të ndjerës, përforcon versionin e bashkëshortes dhe shton se është i pakënaqur nga prokuroria lokale.

Muskaj: Unë do ta zhvesh në sytë e të gjithëve tani, sepse e kam motër unë. Sot e kam ngjarjen përpara syve. Po ma ka bërë Besnik Muça këtë e faleminderoj shumë!. Se këta të Fierit, për mendimin tim, janë të korruptuar.

Ndërsa kunata e Vreke Velajt rrëfen momentet se si e kuptuan që nuk bëhej fjalë për vdekje

Burimet thanë për Ora News se i moshuari e ka mbytur bashkëshorten me litar dhe se që nga koha e denoncimit, ndaj tij dhe ndaj vëllezërve ka pasur përgjim ambiental.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vrasja-ne-patosvellai-dhe-kunata-e-viktimes-rrefejne-momentet-e-dhimshme

Recommended