30 ditë burg për djalin e Ibrahim Hoxhës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë 30 ditë burg për Ledian Hoxhën, djalin e gjyqtarit Ibrahim Hoxha të arrestuar më 2 maj për korrupsion. Ky është momenti ku gjyqtari Hoxha dhe 3 të arrestuarit e tjerë mbërrijnë në ambientet e Gjykatës, pasi lanë ambientet e Drejtorisë së Policisë. Edhe pse organi i akuzës ka kërkuar masën ?arrestit me burg?, Gjykata ka vendosur që ta lërë në burg për vetëm 30 ditë Ledjonin. Me të njëjtën masë sigurie me arrest me burg prej 30 ditësh u la edhe ish-oficeri i policisë nevruz Gajda dhe Dritan Jazexhiu. Ndërkohë trupi gjykues po shqyrton masën e sigurisë edhe për gjyqtarin Ibrahim Hoxha, për të cilin Prokuroria ka kërkuar gjithashtu ?arrest me burg?. Gjyqtari dhe djali i tij u arrestuan në flagrancë mbrëmjen e 2 majit, pasi do të ndikonin në një vendim gjyqësor për çështje pronësie, në këmbim të 600 mijë lekëve. Hoxha u prangos teksa dilte nga banesa e tij për të shkuar në zyrë pranë Gjykatës së Tiranës, ku pasi ishin marrë 600 mijë lekët për vendimin në favor të një pale, ai do shkruante vendimin në zyrë për ta lexuar më 3 maj në ora 09:15.

Recommended