Basha: Dy zgjedhje në një ditë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Me afrimin e zgjedhjeve, duket se dhe Lulzim Basha po përgatitet por jo vetëm per ato vendore.Një test i madh po afron. Vitin e ardhshëm do te kemi zgjedhjet vendore. Dhe këto zgjedhje vendore, mund te jene fare mire dhe zgjedhje te përgjithshme te parakohshme, do te jene nje shans i jashtëzakonshëm qe ju te ushtroni te drejtën qe keni, se cfare qeverisje doni.Keto deklarata, kreu demokrat Lulzim Basha i beri nga Vau i Dejës, ne nje takim me fermerët e kesaj zone, te cilëve i garantoi se me ardhjen ne pushtet te Partisë Demokratike, do te marrin fund koncesionet qe përfitohen nga oligarkët ne kurriz te qytetareve.Asnjë prej oligarkëve nuk do te arrij dot te shij e te grij ne kurrizin tuaj. Te gjitha kontratat korruptive do te anulohen menjëherë dhe parate qe sot shkojnë nga buxheti i shtetit, paratë tuaja, taksat tuaja per keta 10 vet per keta 10 foka te majmura me paratë e popullit me te varfër te Ballkanit, keto para do te drejtohen tek prioritetet tona kryesore.Dhe sipas Bashes, prioritet kryesor per Partine Demokratike eshte bujqësia, e cila do te marr nje vëmendje shume me te madhe kur ata te jene ne qeverisje te vendit.

Recommended