Si u vra 25 vjeçari në Vlorë? Autorët e vëzhguan disa ditë viktimën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit, Kristjan Breshanaj në Vlorë.Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se në ekzekutimin e të riut morën pjesë dy persona. Autorët e kanë ndjekur shënjestrën prej disa ditësh e më pas e kanë ekzekutuar atë me breshëri kallashnikovi në një prej rrugicave fare pranë shtëpisë. Vrasja ishte e mirëmenduar pasi në vendin ku Breshanajt iu bë atentati ishte errësirë dhe ekzekutorët nuk mund të dalloheshin nga kamerat e sigurisë.Pas krimit autorët u larguan me një automjet tip BMW me targa greke, i cili u gjet i djegur në lagjen 10 korriku të qytetit bregdetar. Sipas grupit hetimor, dyshohet se ekzekutorët u ndihmuan dhe nga persona të tjerë, të cilët mundësuan largimin e tyre me një tjetër makine.Deri më tani janë shoqëruar dhe janë marre në pyetje nga uniformat blu disa persona të cilët dyshohet se kanë dijeni mbi atentatin.Ndërkohë pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e prishjes së pazareve të drogës dhe e shkuara e Breshanajt në Belgjikë. Por familjarët e kanë mohuar këtë fakt duke këmbëngulur se i riu nuk ka pasur asnjë problem. Kristjan Breshanaj u qëllua me 5 plumba në orët e para të mëngjesit të së dielës pranë zonës së quajtur ?7 pallatet? në qytetin e Vlorës.