Përfundon samiti i vendeve të rajonit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zhvillimet e fundit në Ballkan janë reflektuar edhe në takimin e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, që mbahet në Tiranë. Mungoi ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias, si shenjë përgjigje ndaj notës së protestës së qeverisë shqiptare për nisjen e kërkimeve në det. Justifikimi ishte prezenca në një nivel me të ulët, ajo e Sekretarit te Përgjithshëm për Çështjet Europiane. Situata e tensionuar pas ngjarjeve të Kumanovës, siç duket solli edhe mungesën e ministrit të Jashtëm maqedonas Nikola Poposki. U zëvendësua nga zëvendëskryeministri dhe ministri për Çështjet Europiane Fatmir Besimi. Ai që ka injoruar tensionet jo të pakta mes vendeve, ishte Ivica Daçiç, Ministri i Jashtëm serb. Hyri në sallën ku zhvillohej takimi i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, ndërkohë që kish nisur takimi. Si mikpritës, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati, vuri theksin tek bashkëpunimi mes vendeve të rajonit, si element i rëndësishëm për zhvillimin e rajonit. Në të njëjtën linjë u përgjigj edhe Ivica Daçiç, shef i diplomacisë serbe.Ivica Daçiç:Sa i takon perspektivave në rrugën tonë drejt Bashkimit Europian, mund të them se janë arritur disa rezultate. Serbia ka kontribuar në stabilitetin në rajon dhe po bën përpjekje për fqinjësi të mirë, përfshirë edhe dialogun me Prishtinën. Takimet e bëra në Beograd, Prishtinë dhe Bruksel synojnë ecjen përpara në bashkëpunimi rajonal, prioritete këto edhe në funksion të proceseve integruese. Besoj se bashkëpunimi rajonal ngre baza për stabilitetin dhe paqen. E ardhmja e rajonit varet nga të gjithë elementët rajonal.Në përfundim të Samitit të procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati, iu përgjigj deklaratës së Athinës zyrtare, mbi votimit e kreut të PDIU-së, në postin e nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë. Konferenca i dha fund presidencës shqiptare të Procesit të Bashkëpunimit të vendeve të rajonit. Drejtimin tashmë e merr Bullgaria, ministri i Jashtëm Daniel Mitov, i?u përgjigj edhe deklaratës së homologut rus Lavrov.Daniel Mitov:Për Bullgarinë integriteti territorial dhe paqja etnike dhe shoqërore e Republikës së Maqedonisë janë çështjet më të rëndësishme. Ne tashmë i kemi kërkuar miqve tanë të hetojnë çështjen në Kumanovë. Fatmirësisht unë nuk kam dëgjuar akuza nga qeveria e kryeministrit Gruevski, për përfshirjen e Bullgarisë apo Shqipërisë, ato kanë ardhur nga diku tjetër. Forca apo vende të jashtëm nga rajoni, duhet të qëndrojnë larg. Mjaft, e ardhmja është ë duart tona. Larg duart, nëse dikush kërkon të sjellë probleme apo të destabilizojë rajonin. ne jemi të angazhuar për integritetit territorial.Drejtimi nga Shqipëria i procesit të SEECP-së është vlerësuar nga të gjitha vendet anëtare të këtij formati.

Recommended