Perfundon samiti G20 ne Osaka - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Samiti G 20 ka përfunduar duke sjellë edhe njëherë në vëmendje problemet kryesore globale si dhe angazhimin e liderve botërorë për zgjidhjen e tyre. Të 19 nënshkruesit kanë rënë dakord mbi "pakthyeshmërinë" e traktatit mbi klimën, nënshkruar në Paris në vitin 2015 dhe janë zotuar për "zbatimin e plotë" të saj. Presidenti francez Emmanuel Macron u shpreh se i vjen keq për pozicionin që mban presidenti Trump ndaj traktatitedhe edhe pse ka bërë të pamundurën për ta bindur në vitin 2017. Në G20-s bëjnë pjesë vende që së bashku përbëjnë dy të tretat e popullsisë së botës, 80% të produktit të brendshëm bruto dhe tre të katërtat e tregtisë botërore. Krerët e shteteve dhe qeverive takohen një herë në vit në një samit ndërkombëtar që nga kriza financiare e vitit 2008.Një lajm i mirë që vjen nga ky samit është edhe fakti se presidenti amerikan, Donald Trump dhe ai i Kinës, Xi Jinping janë pajtuar që të rinisin bisedimet tregtare. Agjencia shtetërore e lajmeve kineze, Xinhua, tha se Uashingtoni nuk do të vendosë tarifa të reja mbi mallrat kineze, siç kishte kërcënuar më herët.Trump nuk ka konfirmuar menjëherë tërheqjen nga vendosja e tarifave të reja por ka thene se ishte i hapur për një marrëveshje tregtare ?historike? me Kinën, ndërkaq Xi jiping i tha presidentit amerikan se ?dialogu? është më i mirë se ?konfrontimi?. Tarifat tashmë që janë në fuqi u kanë shkaktuar humbje miliarda dollarësh kompanive të të dyja shteteve dhe kanë rritur frikën për uljen ekonomike botërore si dhe kanë bërë që tregjet ndërkombëtare të mos jenë të qëndrueshme.Bisedimet ndërmjet Trump dhe Xi jiping vijnë vetëm një ditë pasi presidenti amerikan u takua me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Recommended