Bashar Al Assad përuron statujën e dëshmorëve të universiteteve

  • 9 years ago
Një tjetër shfaqje publike e rrallë ajo e presidentit sirian Bashar Al Asad ditën e sotme, e dyta pas takimit me disa punonjës në një central elektrik për të festuar ditën e punëtorëve më 1 maj.

Pamjet e takimeve të tij në publik janë transmetuar nga televizioni shtetëror.

Televizioni shtetëror tha se Assad mori pjesë në zbulimin e statujës dedikuar "dëshmorëve të universiteteve të Sirisë" në Universitetin e Damaskut.

Dalja e tij e fundit në publik ka qenë në 20 mars në një qendër arsimore në Damask.

Më shumë se 100 studentë janë vrarë në sulmet me bombë në universitetet në Aleppo dhe Damask në muajin janar dhe mars.

Nëpërmjet një deklarate të qeverisë, presidenti sirian ka dashur të falënderojë të gjithë studentët dhe është shprehur se janë terroristët ata, që duan të destabilizojnë Sirinë.

Recommended