Londër, Policia: Miliarderi rus Boris Berezovsky u vetëvar

  • 9 years ago
LONDER- Autopsia për vdekjen e miliarderit Boris Berezovsky nuk ka zbuluar ndonjë provë se 67 vjeçari kundërshtar i ashpër i Putin të ketë ndodhur nga dhuna, bën të ditur policia. Ekzaminimet e specialistëve të policisë bëjnë të ditur se vdekja e tij mund të jetë shkaktuar nga varja. Ish-oligarku rus besohet të jetë vetëvarur, njoftoi media britanike që citonte burime policore dhe ato të ekipit hetimor.
Teste të tjera priten të bëhen në trupin e 67 vjeçarit i cili u gjet i vdekur në tualetin e banesës së tij në Ascot, Berkshire të Londrës të shtunën. Rezultatet e ekzaminimeve, përfshi ato toksikologjike pritet të dalin pas disa javësh. (ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended