INTERVAL MUZIKOR! Kozma Dushi - "Eja o shoku yne" Muzika: Vladimir Kotani Teksti: Agron Duka
Eja o shoku ynë, të kemi pritur.. Ti ç'ke që rri mënjanë kaq i mërzitur?
Ësht' një vajzë që e dua shumë; E ku ka më bukur..
Por largohet sa afrohem unë; S'qenka vajz' por flutur..
Sot prapë nga dora ime s'e mori zambakun;
Lot me ty or djalo, se ta di merakun..
Ajo ma prishi gjumin, zgjoi ëndrrat e mia;
Mos ju ndaj or djalo, s'të lodh kjo dashuria..
Se trëndafili, jo nuk i çel të gjitha lulet menjëherë. Ashtu dhe pema e dashurisë... Të lulëzojë do një pranverë!
(refreni) Ndaj, erdha përsëri, ty të kërkova. Kur dole në ballkon, sa s'fluturova. Me mua në një stol erdhe u ule. Unë të këndoja këngë, ti mblidhje lule.
E çele buzën si trëndafil. Me synë e kaltër shkrepe një yll.. -Mirë, -më thanë shokët, ti qënke flutur, ma bënë rininë dhe më të bukur. ------------
Se trëndafili, jo nuk i çel të gjitha lulet menjëherë. Ashtu dhe pema e dashurisë... Të lulëzojë do një pranverë! Të lulëzojë do një pranverë! Të lulëzojë do një pranverë!