INTERVAL MUZIKOR - ZERA TE ARTE TE MIKROFONIT TE KENGES Marina Grabovari | Nje djep ne barrikade Muzika: Avni Mula Teksti: Hysni Milloshi Interpretuar ne Festivalin e 21-te te Kenges ne TVSH - 1982
Me flakë epopeja Po shkruhej në Tiranë, Një botë tek agonte Nga syri i pushkës pamë.
Një nuse në barrikada Vendos një djep fëmije, Shaminë hoq të na lidhte Plagët rrënjë lirie.
Dhe turravrap mes predhash I biri e kërkonte, Por nusja pozicionet Me djepin tok mbronte.
Trimëresha mbante djepin Dhe foshnja ndiqte nënën, Që djali të mos vritej Përpara vinim zëmrën.
Ne ishim komunistë, Shokë të Enverit. Partia na kaliti, Besnikë në rrugë të nderit.
Ne jemi komunistë, Shokë të Enverit. Partia na kaliti, Besnikë në rrugë të nderit.
Në sulme të përgjakura Me zjarr ku digjej nata Si monument po ngrihej Ky djep në barrikada.
Nën palët e flamurit Tiranës mbi bunkere Një nuse rend përpara Me krahët hapur n’ere.
Trimëresha mbante djepin Dhe foshnja ndiqte nënën, Që djali të mos vritej Përpara vinim zëmrën.
Ne ishim komunistë, Shokë të Enverit. Partia na kaliti, Besnikë në rrugë të nderit.
Ne jemi komunistë, Shokë të Enverit. Partia na kaliti, Besnikë në rrugë të nderit.
Be the first to comment