'Bota në fokus': Verat përvëluese në Evropë!

  • 2 years ago
Mes problemeve të shumta, bota në shekullin 21 po përballet me rritjen e temperaturave, e kjo don të thotë me verë përvëluese, e si shkaktar i çrregullimit të temperaturës së tokës, do thoja, është niveli i ndotjes në planetin tokë. Ashtu si vitin e kaluar, si në 2019, 2017 e madje që nga viti 2003, posaqërisht Evropa po përjeton valë të njëpasnjëshme të verave përvëluese.

Imagjinoni, në vitin 2003 në Kontinentin e Evropës për shkak të temperaturave ekstreme jetën e kanë humbur 70,000 persona. Derisa flasim për verat e kaluara, Spanja sot po përballen me vatrat e zjarreve që kanë shpërthyer si pasojë e temperaturabe të larta, Franca në disa rajoni ka shpallë alarmin e kuq. Verë e nxehtë pritet edhe nëGjermani, Belgjikë e Zvicër.

E gjithë kjo për shkak të ngrohjes globale. Ekspertët e klimës kanë tërhequr vërejtjen se nëse temperatura e Planetit rritet me 1.5 gradë Celsius më shumë sesa niveli para-industrial, pasojat do të jenë të tmerrshme për njerëzimin. Vetëm në dy dekadat e fundit Evropa ka përjetuar verat më të nxehta që nga viti 1500.

Avdi Bakiu /https://shenja.tv/category/emisione/bota-ne-fokus/

Recommended