"Bota në Fokus": Kopshti vertikal që kultivon zarzavate në mënyrë robotike
  • last year
Tashmë njeriu ka filluar përpjekjet për të mbrojtur natyrën, pyjet, i vetëdijshëm se po e mbyt planetin ku jeton. Ndoshta nuk mund të flasim për ngritje të vetëdijes globale, por megjithatë çdo përpjekje duhet përshëndetur dhe kuptohet duhet mbështetur. Pas pak do e sjellim para jush kopshtin e pazakontë për prodhimin e zarzavateve pa përdorimin e dheut dhe rrezeve të diellit. Qëllimi i personave që kanë shpik këtë inovacion është ruajtja e biodiversitetit dhe ndalja e shpyllëzimit që realisht është një shqetësim i madh për njerëzimin, sepse, nëse ky fenomen nuk ndalet, planetit i shkurtohet jeta.

Avdi Bakiju /SHENJA/