'Bota në fokus': Çamëria, plaga e freskët e kombit

  • 2 years ago
Shkupi tashmë tradicionalisht po e përkujton gjenocidin ndaj çamëve për vite me radhë. Prandaj do ia kushtojmë edhe një emision kësaj plage që ende rrjedh gjak, për ta ruajtur të freskët në kujtesën tonë kolektive tmerrin që përjetuan shqiptarët e Çamërisë, e të mos e harrojmë kurrë.

Me rënien e Perandorisë Osmane në vitin 1912, filluan edhe luftërat Ballkanike, dhe menjëherë në vitin 1913 filloi fushata greke për spastrim etnik të Çamërisë, duke masakruar fillimisht 72 krerë çamë të Paramithisë.

Internimi dhe spastrimi etnik, i paparë më herët vazhdoi në mënyrë sistematike, deri në Luftën e Dytë Botërore, kur edhe u spastrua etnikisht një popullatë prej 35000 banorësh.

Të gjithë shqiptarët muslimanë që atë kohë përbënin shumicën e popullatës çame, u masakruan dhe u internuan nga vendi i tyre, duke ua konfiskuar gjithë pasurinë, përfshirë edhe tokat, ndërsa shqiptarët ortodoksë iu nënshtruan asimilimit me dhunë. Sot në Çamëri edhe ato pak shqiptarë që jetojnë, nuk guxojnë të flasin shqip, ndërsa çamët që jetojnë në Shqipëri nuk lejohen nga Greqia të vizitojnë vendlindjen e tyre.

Avdi Bakiu / https://shenja.tv/category/emisione/bota-ne-fokus/