Ora News - Anastasi: Asnjë minutë për të humbur për Kushtetuesen

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Konstitucionalistja Aurela Anastasi në intervistë për DW mbi emergjencën e bërjes funksionale të Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, kusht prioritar i Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE.

DW: Presidenca dhe Parlamenti kanë hapur procedurat për dy vende vakante në trupën e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese.(GJK). A bëhet funksionale GJK nëse ky proces përfundon me sukses, me emërimin e dy gjykatësve kushtetues? Nëse kjo ndodh rriten gjasat të plotësohet në kohë, deri në fund të këtij viti, një nga kërkesat prioritare të Bundestagut gjerman dhe Këshillit Europian, që Shqipëria të meritojë hapjen me BE të negociatave të anëtarësimit.

Prof. Dr. Aurela Anastasi: Plotësimi i dy vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese është prioritet. Nuk ka asnjë minutë kohë për të humbur. Uroj që procesi të arrijë qëllimin dhe GJK t?i shtohen dy anëtarë të rinj. Nëse kjo ndodh atëhere numri i gjykatësve kushtetues arrin në 6, gjë që lejon shqyrtimin e çështjeve në themel dhe marrjen e vendimeve përfundimtare. Gjithsesi, përbërja e GJK-së vetëm me 6 anëtarë mbetet e brishtë, pasi trupa e plotë e gjykatësve kushtetues ka 9 anëtarë. Aktualisht, GJK operon vetëm me 4 anëtarë, ku një anëtareje i ka përfunduar mandati, por vazhdon detyrën deri sa të zëvendësohet. Duke pasur në konsideratë sa më lart, situata është e tillë ku përveç dy gjykatësve kushtetues, që pritet të emërohen në përfundim të procesit në fjalë, duhet të emërohen edhe 4 të tjerë për të arritur tek 9 anëtarë. Gjithashtu, mungesa e trupës së plotë të gjyqtarëve mund të vështirësojë arritjen e shumicave në marrjen e vendimeve. Madje, në ndonjë çështje, mund të shfaqen shkaqe ligjore që pamundësojnë pjesëmarrjen e të gjashtëve. Prandaj, mendoj se krahas procesit për emërimin e dy anëtarëve të GJK-së, të nisur nga Presidenca dhe Parlamenti, është i nevojshëm përshpejtimi i zgjedhjes së 3 anëtarëve, që vijnë nga Pushteti Gjyqësor, proces ky që lidhet ngushtë me plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë. Më tej, duhet të kryhet edhe procesi i zëvendësimit të gjyqtarëve që u ka mbaruar ose pritet t?u përfundojë mandati.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/anastasi-asnje-minute-per-te-humbur-per-kushtetuesen/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended