Tërbohet gjyqtarja: Më arrestuan se nuk i dhashë mandatin kryebashkiakes - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën ?arrest shtëpie? për gjyqtaren Mimoza Margjeka, e cila akuzohet nga SPAK se ka marrë një shumë prej 6 mijë eurosh për të liruar një të arrestuar për trafik klandestinësh. Por Margjeka nuk e priti mire vendimin, duke dalë e revoltuar nga salla e gjyqit. Margjeka pretendon se nuk ka asnjë provë për përfshirjen e asaj ne këtë ngjarje, ndërsa hodhi akuza të forta ndaj gjyqtareve, të cilët sipas saj kanë frikë nga vettingu.MIMOZA MARGJEKAGJYQTARE?Guxoni t?i dilni përballë shtetit, harroje që i del kush, ju i keni parë kush është goditur , kush është futur ne burg? Vetëm ata që i kanë dalë përballë shtetit vetëm ata. Gjyqtarët janë të frikësuar kanë hall vettingun. Mos më prek moj më lër të flas. E kam bërë për njerëzit, vendimin e Gjykatës Durrës për zgjedhjet e kanë dhënë për njerëzit.?Margjeka ka pretenduar se i gjithë procesi i arrestimit e saj është bërë për shkak se nuk ka njohur zgjedhjen e Valbona Sakos në krye të Bashkisë së Durrësit.?Është bërë sepse nuk i dhashë mandatin e bashkisë së Durrësit, aty është një vend me mafia me kriminalitet, nuk e dhashë mandatin sepse isha e bindur sepse edhe sot të isha. Le të shfaroset familja ime le të shkatërrohet nuk e kam dhënë mandatin, sepse nuk e meritonin ishte mashtrim.?Gjyqtarja Mimoza margjeka, bashkëshorti i saj Arben Cara, avokati Skënder Demiraj, Nentjon Bali dhe Klaudio Zhilla u arrestuan nga prokuroria e posaçme me datë 9 shtator të këtij viti.Ata akuzohen se janë bërë pjesë e një skeme korrupsioni prej 6 mijë eurosh për lirimin e të paraburgosurit Orion Bali, ndaj të cilit rëndonte akuza e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.SPAK ka përgjuar bisedat telefonike ku te arrestuarit diskutonin me familjarët e tyre,se ku do t?i gjenin paratë dhe se si do te behej dorëzimi i tyre.