Tragjedia në rezervuar, Ramazan Kojtari nuk dinte not - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Është nxjerrë pas 24 orësh nga rezervuari i Bradomirës trupi i pajetë i kryeplakut Ramazan Kojtari, i cili u mbyt në ujërat e rezervuarit teksa kishte shkuar së badshku me Arben Pupën për të peshkuar. Të dy personat humbën jetën si pasojë e mbipeshës së varkës me të cilën kishin dalë për të peshkuar. Sipas të dhënave dy peshkatarët kishin arritur të zinin mbi 200 kg peshk në rezervuar çka ka sjellë edhe një mbipeshë në varkën e vogël me të cilën ata kishin hyrë në ujrat e rezervuarit. Ndërkohë që trupi i Arben Pupës, një ditë më parë u nxorr nga vetë banorët e fshatit, për të nxjerrë trupin e kryeplakut Ramazan Kojtari u desh ndërhyrja e polumbarëve. Operacioni i zhytjes nisi mëngjesin e së hënës por polumbarët u detyruan ta ndërpresin për shkak të teperaturave të ulta në ujin e rezervuarit ku ata e kishin të pamundur kërkimin ndërkohë që kanë ndërhyrë me rrjeta duke bërë të mundur nxjerrjen e trupit të 56 vjeccarit. Përgjatë gjithë natës banorët e fshatrave pranë rezervuarit kanë kontrolluar bregun e rezervuarit në kërkim të trupittë kryeplakut ndërkohë që ky i fundit është nxjerrë nga uji falë ndërhyrjes së polumbarëve. Vetë familjarët e Kojtarit kanë bërë me dije se ai nuk dinte not ndërkohë që Arben Pupa ishte notar i mirë dhe mendohet se ka bërë përpjekje për të shpëtuar por pavarësisht kësaj nuk ka mundur të mbijetojë.
Recommended