Top News - Bosnje, vriten emigrantet/ Afganët sulmojnë Pakistanezët

  • 3 years ago
Përleshje të dhunshme kanë shpërthyer mes emigrantëve në veriperendim të Bosnje Hercegovinës. Raportet në media flasin për dy të vrarë e dhjetë të plagosur rëndë, ndërsa burime për REL sqaruan se viktima janë pakistanezë, të sulmuar nga afganët. ? Plagët janë shkaktuar me armë të ftohta?, pohoi për Radion Europa e Lirë një zëdhënës I policisë, Alle Shildedic që theksoi se po zhvillohet një hetim mbi ngjarjen. Aktualisht në Bosnje dhe Hercegovinë ndodhen rreth 8,500 emigrantë dhe refugjatë e gati 6,000 prej tyre janë vendosur në shtatë qendra pranimi të menaxhuara nga IOM. Majin e këtij viti, gazetarja dhe vullnetarja nga Sarajeva, Nidzhara Ahmetasheviq deklaroi se kushtet në kampe janë të këqija. ?Njerëzit nuk janë të kënaqur, presin nga disa orë në radhë për ushqim?, thoshte ajo. ndërkohë ak edhe mjaft emigrantë që vazhdojnë të qëndrojnë jashtë qendrave të pritjes në këtë vend, duke u strehuar nëpër bujtina apo ndërtesa të braktisura ose flenë edhe në qiell të hapur.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BosniaandHerzegovina#Afganet#TopChannel