Protesta ne Bosnje kunder Kroacise

  • 5 years ago
Shkak vendimi për depozitim të mbetjeve bërthamore në kufi

Ndërtimi i një depoje për mbetjet bërthamore në kufirin ndarës të Kroacisë dhe Bosnjë ? Hercegovinës ka shkaktuar protesta të shumta

Vendimi i autoriteteve kroate ka ngjallur reagime të ashpra tek qytetarët, të cilët kërkuan që fqinji i tyre të tërhiqet nga ky plan. Ata u mblodhën në Novi Grad dhe marshuan drejt lumit Una që ndan dy shtetet, dhe rrezikon të ndotet nga ky projekt.

Protestuesit mbanin në duar pankartat ?Unë dua të jetoj shëndetshëm?. Ata thanë se nuk do të lejojnë që nisma të tilla të dëmtojnë shëndetin e tyre dhe të fëmijëve.

Sipas qytetarëve, nëse zbatohet ky projekt atëherë u rrezikohet jeta rreth 250 000 njerëzve.

Në zonën e planifikuar do të depozitohen mbeturina nga termocentrali bërthamor Krsko në Slloveni e cila funksionon që prej vitit 1984. Objekti është në pronësi të Kroacisë dhe Sllovenisë, dy vendeve anëtare të BE-së dhe deri më 30 shtator duhet t?i japin zgjidhje këtij problemi që nuk duket i lehte me kundërshtimin që po has në Bosnje.

Klan Plus