Avokati i Izet Haxhisë: Berisha ka paditur Elisabeta Imerajn pse e thirri për të dëshmuar, ka frikë
- 3 years ago
Avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri tha se Sali Berisha nuk është thirru si dëshmitar me rinisjen e procesit të klientit të tij jo nga ai por nga prokuroria e Tiranës. Beqiri tha se Berishës i ka hipur frika dhe për këtë përpëlitet me deklarata në media. Avokati bëri dhe një deklaratë të fortë kur tha se në dijeninë e tij Berisha ka ngritur padi ndaj Elisabeta Imeraj, kreu i Prokurorisë së Tiranës pse e ka thirrur për të dëshmuar pasi ka frikë.
" Ne nuk e kemi kërkuar, e ka kërkuar prokuroria e çështjes dhe fakti që Berisha po del e po përpëlitet në media e ka tmerruar ky fakt. Në dijeninë time Berisha ka bërë një kallëzim penal ndaj kreut të Prokurorisë së Tiranës se përse e thërret për të dëshmuar. E ka zënë frika, mediat të dalin dhe ta verifikojnë", tha avokati Beqiri.

Recommended
Avokati i Izet Haxhisë: Vendimi për rigjykim, ditë e mirë për drejtësinë, Izeti i pafajshëm
Report TV
Ora News - Rigjykimi i Izet Haxhisë, gjykatësit e Krimeve të Rënda vendosin më 18 mars
Ora News Lajme