Ora News - Shtyhet për herë të tetë pretenca për Shullazin, Avokati: Prokurorët kanë frikë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Krimeve të Rënda shtyu për herë të tetë seancën gjyqësore për pretencën ndaj grupit të Emiljano Shullazit. Prokurori që duhej të paraqiste konkluzionet ishte sëmurë, ndërsa avokatët deklaruan se ishin kundër përfaqësuesit të akuzës Besim Hajdarmataj që u paraqit në seancë. Prokurori kërkoi shtyrjen e gjyqit me dy javë për tu njohur me dosjen ndërsa avokatët thanë se organi i akuzës është i trembur nga shkeljet ligjore në proces dhe mungesa e provave në dosje.

Tirane- Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka dështuar për herë të tetë seanca për pretencën e prokurorisë ndaj Emiljano Shullazit dhe personave të akuzuar si anëtarë të grupit të tij. Shkak për dështimin e gjyqit kësaj here është bërë mungesa e prokurorit Eneid Nakuçi i cili kishte dërguar në gjykatë një raportë mjekësore ku theksonte se ishte i sëmurë.



Ndërkohë prokurorja tjetër që ka hetuar çështjen, Elisabeta imeraj, është larguar nga dosja pasi është komanduar drejtuese në Prokurorinë e Tiranës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shtyhet-serish-seanca-emiljano-shullazin

Recommended