Top News - Kryebashkiaku Rumun/ Rifiton zgjedhjet nga varri...

  • 3 years ago
Një kryebashkiak në romaninë e jugut, ka regjistruar një fitore bindëse....pavarësisht se ka humbur jetën nga koronavirusi disa ditë më parë. Ion Aliman, mori 1057 vota nga gjithsej 1600 votat e hedhura në bashkinë Deveselu, edhe pse ai u nda nga jeta më 17 shtator. Fletëvotimet ishin printuar në kohën kur Aliman u nda nga jeta dhe emri i tij, sipas zyrtarëve, nuk mund të hiqej. Pasi zgjedhjet u mbyllën, mbështetësit iu drejtuan varrit të tij për të festuar fitoren.

?Duam ta urojmë atë?, komentoi një banor nën një foto të postuar në facebook, që tregonte dhjetëra njerëz me qirinj në varrezën lokale.

Sidoqoftë, tani pritet përsëritja e votimit. Deveselu ka pushtuar edhe më herët faqet e gazetave kur një fermer lokal u urdhërua të largonte tufën e bagëtive të tij pasi ato vazhdonin të ndiznin alarmin në një bazë ushtarake amerikane.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Rumani#TopChannel

Recommended