Ora News - Konflikt për pronën në Krujë, policia hesht

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Kjo pronë (shiko videon) është kthyer në mollë sherri midis dy shtetasve. Njëri që e ka blerë me dokumentacion të plotë dhe të rregullt nga ndërtuesi, ndërsa i dyti që pretendon pronësinë e disa njesive në këtë objekt si pasojë e një detyrimi të ndërtuesit.

Por edhe pse kontrata noteriale e shitësit me biznesmenin blerës parashikonte edhe shlyerjen e detyrimeve ndaj të tretëve nga ana e shitësit, sërish ky shtetas pretendues e gjen zgjidhjen tek vetëgjyqësia.

Pasi në vitin 2019 shkarkoi disa metër kub inerte pa lejen e askujt në këtë objekt, para disa ditësh vendosi t?ia bllokojë përfundimisht rrugën e hyrjes për në kantier nëpërmjet kësaj makine të parkuar.

Të gjendur në këto rrethana, biznesmeni nëpërmjet përfaqësuesve të tij ligjorë, i drejtohet komisariatit të policisë së krujës për të bërë kallzim penal. Por përfaqësuesit ligjor pretendojnë që ky kallzim nuk i është regjistruar nga ana e oficerëve të Policisë së Krujës.

Sipas avokates Misire Gjana e njëjta sjellje është ndeshur edhe në drejtorinë e policisë së durrësit ku janë drejtuar si organi epror i komisariatit të Krujës.

Avokatja Misire Gjana: ?Në mënyrë arbitrare e ka filluar cënimin e këtij objekti duke sjellë edhe masa intertesh, tulla në objekt. Ditën e djeshme, shtetasi Gani Lika ka sjellë një objekt duke penguar hyrjen në pallat të punonjësve, duke vazhduar kështu cënimi i pronës. Ndodhur në këto kushte, përfaqësuesit e kompanisë janë drejtuar policisë së Krujës për të bërë denoncimin e policisë, por ky kallëzim nuk është regjistruar. Kemi shkuar në Durrës kemi bërë kallëzim por edhe atje nuk është regjistruar.?

Ora Neës iu drejtua njërit prej drejtuesve të komisarit të krujës për ndonjë informacion rreth kësaj çështjeje, por përgjigja që morëm nuk sqaroi aspak situatën?

Shefi policisë: ?Drejtoria Policisë e qqrkut Durrës ka një zyrë informacioni mund ta merrni në Durrës.?

?Ora News? vajti edhe në dyert e Komisaritit të Policisë Krujë për të kërkuar titullarin zotin Artur Hebaj për ta vënë në dijeni, por përgjigja ishte se shefi nuk ndodhej në zyrë.

Kjo indiferencë e organeve shtetërore, rrezikon të keqësojë konfliktin mes palëve.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/konflikt-per-pronen-ne-kruje-policia-hesht/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended