KONFLIKT PER PRONEN MES DY FAMILJEVE NE KSAMIL, TRE TE PLAGOSUR - News, Lajme - Kanali 7

  • 4 years ago
Një konflikt pronësie mes dy familjeve ka qenë motivi i përplasjes mes disa personave në Ksamil, ku tre prej tyre kanë mbetur të plagosur. Mësohet se familjet Pollo dhe Ziflaj kanë bizneset në afërsi të njëri tjetrit në zonën e bregdetit dhe prej gati 4 vitesh janë në konflikt mes tyre. Pas konfliktit verbal , ata kanë kaluar në konfrontim fizik, ku kanë goditur njeri tjetrin me sende te forta.
3 të plagosurit janë dërguar në spitalin e Sarandës për të marrë trajtim mjekësor, ndërsa njëri prej tyre është nisur drejt spitalit të traumës në Tiranë. Policia dhe një grup i FNSH kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, dhe kanë shoqëruar 2 persona në komisariatit për të dëshmuar rreth ngjarjes.
Referuar burimeve ky nuk është konflikti i parë mes familjeve.


https://www.facebook.com/Kanali7News https://twitter.com/kanali7news Main news of the day in Albanian language.