Jetesa ne fshat dhe benefitet qe merr nga natyra (25 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Kjo është shtëpia e Xhavit Xhaferrit. Ai jeton këtu në dalje të Kamzës sëbashku me familjen e tij prej 6 anëtarësh. Xhaviti është munduar që të organizojë ekonominë e vogël bujqësore që ka në përdorim në mënyrë që të krijojë kushte sa më optimale mbijetese. Burimi kryesor i të ardhurave për këtë familje është kjo sipërfaqe prej 4 dylym e mbjellur me jonxhë.
Këtu Xhaviti merr 6 korrje në vit dhe ka një fitim afro 130 mijë lekësh në vit. Gjithashtu po aq mirë ai ka ditur të organizojë dhe bahçen e shtëpisë. Këtu ai mbjell perime për konsum familjar. Pak më tej ai ka vreshtin ku nga rrushi arrin të nxjerrë 120 litra raki në vit nga të cilat 30 kilogramë i shet.
Në ekonominë e tij private nuk mungojnë edhe rritja e pulave, 20 gjithsej të cilat japin 7-8 kokrra vezë në ditë. Mirëpo kjo shtëpi kaq komode ka nevojë të ketë dhe lulishten e vet për të cilat nuk përton të kujdeset gruaja e Xhavitit. Kohët e fundit janë të shumta familjet fshatare që me tokën që kanë në pronësi vetëm duke punuar përmirësojnë dita-ditës jetën e tyre./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended