“Folk Area 2000”, grupet kroate dhe bullgare shfaqje ne Durres - (26 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Dy grupet pjesëmarrëse në ?Folk Area 2000?, kroate dhe bullgare, zbritën mesditën e sotme në sheshin kryesor të qytetit të Durrësit, për të prezantuar pjesët e tyre artistike. Por pjesëmarrja e artdashësve durrsakë në këtë shfaqje të paralajmëruar ishte e pakët. Duke e njohur indiferencën e qytetarëve, drejtoria arsimore e këtij qyteti shkurtoi orët e mësimit të shkollave, për të rritur numrin e pjesëmarrësve në shesh, por siç dukej edhe kjo përpjekje rezultoi e paefektshme.

Dy grupet kroate dhe bullgare, kërcyen e kënduan më shumë se 30 minuta, duke i prezantuar durrsakëve në këtë shfaqje kulturën dhe veshjet e tyre. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të Fest Folkut Ballkanik, që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended